Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Salih Mustafës, dëshmitari ndërron dhe ngatërron deklaratat

Zyra e Prokurorit. në Hagë, ka thënë se vazhdimi i paraburgimit të Salih Mustafës mbetet i nevojshëm dhe proporcional

Në parashtresën e vet,  Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale,  ka njoftuar se vazhdimi i paraburgimit është mënyra e vetme për të menaxhuar rreziqet e paraqitura nga i akuzuari. Vazhdimi i paraburgimit të të akuzuarit mbetet i nevojshëm dhe proporcional. Dyshimet e bazuara dhe rreziqet e renditura në nenin 41 (6) (b) vazhdojnë të ekzistojnë. Përkundër mbylljes së rastit kundër të akuzuarit, ai ende mund të pengojë ecurinë e procedurës, duke përfshirë procedurat e mundshme të apelit, duke ndërhyrë te viktimat, dëshmitarët dhe/ose familjet e tyre. Rreziqet e arratisjes dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme janë ende të pranishme dhe mbeten të larta. Në të njëjtën kohë, asnjë rrethanë e re nuk ka ndërhyrë që nga shqyrtimi i dymbëdhjetë i paraburgimit që do të kërkonte rishikimin e gjetjeve të mëparshme të panelit në lidhje me vlerësimin e rrezikut”, është thënë në parashtresën e ZPS-së, e cila është bërë publike në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …