Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale, në Hagë dorëzoi aktakuzë të ndryshuar për Isni Kilajn, i akuzuar për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale, np Hagë ka dorëzuar aktakuzë të ndryshuar për ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, ai po akuzohet për pengim të drejtësisë. Ndryshimet në aktakuzë përfshijnë përmirësimin e akuzave kundër Kilajt, që lidhen me pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe shkeljen e sekretit të procedurave, në bazë të nenit 401 dhe nenit 392 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, si dhe nenet 15(2) dhe 16(3) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Më 15 maj, Gjykata e kishte lituar me kusht Isni  liruar Kilajn i cili ishte arrestua në nëntor të vitit të kaluar. Kushti i parë ishte dhënia e një garancie financiare apo dorëzani prej 30 mijë eurosh në administratën e Gjykatës Speciale. Kilaj pas lirimit nuk ka të drejtë të largohet nga territori i Kosovës dhe të dorëzojë dokumentet e tij të udhëtimit. Gjithashtu. ai duhet të paraqitet në Policinë e Kosovës, të japë adresën e tij se ku do të jetojë përgjatë procesit gjyqësor dhe të shmang çfarëdo kontakti me mediat. ëse Kilaj do të thyejëndonjë nga kushtet, do të jepet urdhër për arrestimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …