Arben Gashi

Arben Gashi: Dorëzuam tri kërkesa për vlerësim të kushtetutshmërisë të propozuara nga qeveria e të miratuara nga Kuvendi

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar të premten në Gjykatën Kushtetuese, vendimin për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM) dhe Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Ligji për KPK ka një bazë të theksuar kundër-kushtetuese duke centralizuar dhe politizuar KPK-në. Ndërsa për ligjin për KPM-në,  ai ka thënë se synon t’i kontrollojë mediet dhe se statuti i ndryshuar i UP-së ka shkelje të Kushtetutës. Ai ka thënë se këtë veprim LDK-ja e ka marr për të ruajtur rendin kushtetues të Kosovës dhe se presin që Kushtetuesja të marr vendim sa më shpejt. “Në vazhdën e kujdesit për shëndetin demokracisë dhe rendin Kushtetuese të Kosovës, sot ne dorëzuam tri kërkesat për vlerësim të kushtetutshmërisë se vendimmarrjes së propozuar nga qeveria dhe të martuara nga Kuvendi”, ka thënë Gashi, Këto ligje në Kushtetuese dje i ka dërguar edhe Partia Demokratike e Kosovës. EO

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …