Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se ka konfirmuar të paktën 1 mijë e 81 civilë të vdekur dhe 1 707 të plagosur në Ukrainë, qysh kur Rusia nisi pushtimin e vendit. Kjo zyre ka thënë se numri real i viktimave konsiderohet të jetë më i lartë. Monitoruesit janë duke punuar për të verifikuar raportimet për vdekje të tjera në zonat ku ka luftime të ashpra, përfshirë rajonin e Donjeckut, ku gjendet qyteti i Mariupolit. OKB-ja ka theksuar se numri i vdekjeve që ka konfirmuar është më i ulët sesa ai që raporton Ukraina, për shkak se Zyra për të Drejtat e Njeriut me vështirësi po merr informacione nga zonat më të goditura nga lufta. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka pranuar se gjatë luftimeve në Ukrainë kanë humbur jetën 1 351 ushtarë rusë. Mediat e huaja kanë bërë me dije se ky është përditësimi i parë në momentin që ministria ruse ka pranuar se 498 ushtarë rusë ishin vrarë në aksion dhe 1 500 ishin plagosur në fillim të marsit.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
