Pritje zyrtare iu është organizuar studentëve përfitues të bursave të cilat ndahen nga buxheti i Komunës së Skenderajt

Pritje zyrtare iu është organizuar studentëve përfitues të bursave të cilat ndahen nga buxheti i Komunës së Skenderajt, në një ceremoni ku ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku dhe zyrtarë të drejtorisë në fjalë.

Në sallën e Kuvendit Komunal, ku po mbahej ceremonia, kryetari Nura, duke i uruar studentët, ka thënë se bursa në vlerë prej 500 eurove, është shenjë e përkushtimit dhe vullnetit të qeverisjes për t’i ndihmuar sadopak studentët gjatë studimeve.

“Ajo që ne dëshirojmë dhe presim nga ju, është që ky rrugëtim i juaji të ketë përfundim të suksesit të lartë në studime, kurse dijen e fituar, ta vëni në shërbim të zhvillimit të komunës, shoqërisë dhe shtetit tonë”, është shprehur Nura.

Kryetari u ka uruar suksese duke u premtuar përkrahje të vazhdueshme gjeneratave të reja të studentëve, për të cilët tha se pas përfundimit të studimeve, do të jenë liderë të së ardhmes.

Me këtë rast janë ndarë 111 bursa, në vlerë prej 500 eurove për secilin, që shënon rritje për 200 euro nga konkurset e mëhershme apo 6,300 euro më shumë se buxheti total i një viti më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …