Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të hequr akreditimet për 40 programe në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë për vitin akademik 2019/2020, me arsyetimin se nuk i kanë plotësuar as kriteret që duhet t’i ketë një drejtim universitar, vazhdon të kundërshtohet nga zyrtarë të Universitetit të Prishtinës. Ata thonë se vlerësimi për tërheqjen e akreditimeve është dashur të bëhet nga ekspertë të jashtëm, sepse këshilli nuk ka të drejtë të vlerësojë. Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë vendim për mos akreditimin e dyzet për qind të programeve në universitetet publike. Si pasojë e mungesës së përmbushjes së kriterit që një program studimi të ketë tre doktorë shkence në fushat adekuate të studimit. Prorektori i Universitetit të Prishtinës” Hasan Prishtina”, Dashamir Bërxulli, thotë se udhëzimi administrativ kërkon profesorë doktorë në programe të caktuara. Por Këshilli Shtetëror i Cilësisë nuk ka të drejtë të bëjë ketë vlerësim, pasi që udhëzimi i jep të drejtë ekspertëve të jashtëm ta bëjnë vlerësimin.