Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës e të Serbisë konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në takimin e radhës, në Bruksel

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe autoritetet e Beogradit e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, më 16 nëntor, të cilin e ka paralajmëruar Bashkimi Evropian. Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se më 16 nëntor pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, çështjet e hapura dhe rrugën përpara në dialog. Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kohët e fundit nuk ka shënuar ndonjë përparim dhe se ai ka ngecur në nivelin teknik, marrë parasysh që për një kohë relativisht të gjatë nuk ka pasur ndonjë takim të nivelit të lartë të përfaqësimit politik.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …