Rashit Qalaj

Zyrtarët policorë pa kompensim për orët shtesë që nga muaji mars – shqetësime për motivimin dhe zbatimin e ligjit

Zyrtarët e Policisë së Kosovës nuk janë kompensuar për orët shtesë të punës që nga muaji mars, pavarësisht premtimeve institucionale. ka Asnjë polic nuk i ka marrë këto shtesa bashkë me pagat mujore, ndërkohë që Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare për këtë vonesë. Ish-drejtori i Policisë dhe deputeti Rashit Qalaj thekson se kjo është një çështje që duhet trajtuar me seriozitet, pasi angazhimi i zyrtarëve në orare të zgjatura bëhet në bazë të planeve operative dhe urdhrave hierarkikë, jo me dëshirë personale. Ai shton se kompensimi është obligim ligjor i institucioneve shtetërore. Qalaj vlerëson gjithashtu se moskonstituimi i Kuvendit ka ndikuar negativisht në zbatimin e vendimeve buxhetore dhe se përgjegjësia për këtë bie mbi koalicionin fitues të zgjedhjeve, i cili sipas tij po e mban të bllokuar jetësimin institucional. Sipas Ligjit për Policinë e Kosovës, pagesa për orët shtesë është e garantuar dhe zbatimi i saj është i detyrueshëm. Përballë rrezikut të pakënaqësive të brendshme dhe rënies së efikasitetit operativ, kërkohet një zgjidhje e menjëhershme institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Paraqitet nevoja për një dialog të ri, dialogu i mëparshëm ka dështuar

Fatmir Limaj: Tani presim që Kushtetuesja të marrë vendimin për udhëzimet dhe pasojat juridike të këtij procesi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se tani pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, …