Zyrtarët e Qeverisë serbe kanë shtuar paralajmërimet për
mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës. Gjatë vizitës së
djeshme në Ranillug, drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë
e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të
Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë. “Prishtina nuk ka arsye të hidhërohet për
shkak se zgjedhjet do të mbahen këtu. Kjo nuk do të thotë se ne ata i detyrojmë
të mbajnë qëndrime të ndryshme politike prej atyre që tashmë i kanë deklaruar
dhe që janë të njohur, e me të cilat ne nuk pajtohemi”, ka thënë Gjuriq.
Kontrolloni gjithashtu
17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar
Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …