Zyrtari në Qeverinë e Serbisë tregon se cilat kushtet duhet të plotësohen për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

Zyrtari lartë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka treguar se cilat kushtet duhet të plotësohen për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ai tha se serbët do të qëndrojnë jashtë institucioneve derisa të formohet asociacioni. “Ky është një reagim i sforcuar i popullit serb, largimi nga institucionet e përkohshme është përgjigje demokratike, sepse populli është mjaftuar. Serbët kanë thënë qartë se po largohen nga të gjitha institucionet derisa të fillojë formimi i asociacionit dhe derisa Kurti të anulojë vendimin e dhunshëm për riregjistrimin e automjeteve”, ka deklaruar për mediet serbe zyrtari lartë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Opozita thërret ZRRE në raportim, LDK: Transparenca u sigurua pa mbështetjen e VV-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se Zyra e …