Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nesër do të dorëzojnë kallëzim penal kundër ngritjes së pagave nga Qeveria e Kosovës. “Të premten, në orën 11:15, Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dorëzon Kallëzimin Penal për vendimin e rritjes së pagave nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pas dorëzimit do të ketë edhe deklarim për media tek Pallati i Drejtësisë!”, thuhet në njoftim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
