Zëvendësministri Qazim Rahmani priti në takim investitorë italianë

Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qazim Rahmani, ka pritur disa zyrtarë të lartë italianë të disa kompanive të njohura.

Delegacioni në përbërje nga Alberti Drudi, Manuele Camazzato, Matteo Monterumici, Luca Giuseppe dhe Carlo Ripanti u njoftua nga zëvendësministri për punën dhe aktivitetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Zëvendësministri Rahmani gjithashtu i njoftoi edhe për legjislacionin për investime në Kosovë.

Ai është shprehur se Kosova është vend i sigurt për të investuar.

Investitorët italianë pasi treguan për përvojën e tyre të investimeve në vende të ndryshme të botës shprehën interesim që të bashkëpunojnë me MKRS-në për të investuar në Kosovë, veçanërisht në fushën e trashëgimisë kulturore dhe në sport.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …