leoni

Në komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e KPF-së, e katërta për këtë vit

Në komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e KPF-së, e katërta për këtë vit. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtare tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika;

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2024;

  3. Ridestinim i mjeteve buxhetore nga Mallrat dhe Shërbime në Subvencione;

  4. Raporti i mbledhjes së parë të vitit 2024 të KKSB-së;

  5. Shqyrtimi i propozim vendimit për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Dhunën në Familje;

  6. Shqyrtimi i kërkesave;

  7. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt: 30.04.2024

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …