leoni

​MPMS lanson Strategjinë Sektoriale 2018-2022 dhe Planin e Veprimit për Punësimin e të Rinjve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë lansimin e dy dokumenteve strategjike të cilat si pjesë e agjendës evropiane, kanë për qëllim kryesisht ngritjen e mirëqenies dhe zgjidhjen e punësimit për të rinjtë e shtetit të Kosovës. Lansimi i Strategjisë Sektoriale 2018-2022 si dhe lansimi i Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve u bënë gjatë një konference të organizuar nga MPMS. Ministri i MPMS-së, Skender Reçica tha se këto dokumente që lansohen janë pjesë e dokumenteve strategjike të Qeverisë së Kosovës dhe pjesë e Agjendës Evropiane që synojnë zhvillimin e vendit, punësimin dhe aftësimin profesional dhe ngritjen e mirëqenies sociale për qytetarët e vendit. Ministri Reçica tutje shtoi, duke marrë për bazë se papunësia është ndër problemet më të mëdha në vend, Strategjia Sektoriale dhe Plani i Veprimit për Punësimin e të Rinjve synon të përmirësojë këtë gjendje, sidomos për punësimin e të rinjve. “Fokusi është edhe tek aftësimi profesional i të rinjve, orientimi në karrierë, vetëpunësimi dhe prioriteti i synuar. Punësimi i një anëtari të familjeve të cilët nuk kanë asnjë të punësuar”, tha Reçica. I pranishëm në konferencë ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili u shpreh mjaft optimist në fillimin e zbatimit konkret të kësaj strategjie e cila sipas tij, do të jetë dokument që do shpie drejt kyçjes së të rinjve në tregun e punës. Ndërkaq përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri ofroj mbështetjen e Zyrës së BE-së në Kosovë ku tha se si palë e involvuar në këto strategji, punësimi i të rinjve do të jetë gjithashtu prioritet i agjendës evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …