1.2 MILIONË EURO RRUGË PËRUROHEN NË GJAKOVË

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në shoqërinë e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, të hënën përuroi tri rrugë në fshatrat e Gjakovës. Këto rrugë kanë një rëndësi të madhe për qytetarët të cilët i gravitojnë ato, duke shtyrë përpara kompletimin e infrastrukturës rrugore të Gjakovës dhe rritjen e perspektivës së turizmit në këto fshatra. Rrugët që u përuruan janë: Rruga Bardhaniq-Dashinoc, me gjatësi prej afro 7 kilometra dhe me kosto prej mbi 600 mijë euro. Rruga Skivjan-Novosellë, me gjatësi prej 2 kilometra dhe me kosto prej mbi 200 mijë euro dhe Rruga Pnish-Damjan, që ka gjatësi prej mbi 5 kilometra dhe me kosto prej afro 400 mijë euro. “ Synimi jonë është që ti lidhim mes vete fshatrat e qytetet, t’u ndihmojmë njerëzve në lirinë e lëvizjes dhe të ndihmojmë zhvillimin e vendeve rurale” deklaroi pos të tjerash ministri Lekaj. Por premtoi se këto nuk do të jenë projektet e fundit për Gjakovën, e cila ishte pak e pranishme në hartën e investimeve të Ministrisë së Infrastrukturës, qeverisjen e kaluar. Ai theksoi se janë në përmbyllje të ciklit të mbështetjes së komunave në mbarë vendin, në vlerë prej 42 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …