Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down. Ai ka vlerësuar se kjo është një ditë e veçantë për njerëzit që, sipas tij, reflektojnë dashuri dhe optimizëm në mënyrën e tyre unike.” Ata meritojnë trajtim të barabartë dhe mbështetje të vazhdueshme për të përmbushur plotësisht potencialin e tyre. Të kujdesemi dhe t’i përqafojmë me dashuri. Çdo ditë, jo vetëm sot” ka deklruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku i përgjigjet LV-së: “Kushtetuta nuk mund të lexohet ndryshe varësisht se kujt i konvenon”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje pas deklaratës …