Peter Sorensen: Kemi arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’në për hapat e mëtejmë në dialogun Kosovë – Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar  është takuar me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në Uashington. Ai ka shtuar më tutje se gjatë bisedave të zhvilluara ka  arritur të sigurojë harmonizim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hapat e mëtejmë në dialogun Kosovë – Serbi. “Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe harmonizuam qëndrimet mbi hapat e ardhshëm” ka shkruar  emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Kontrolloni gjithashtu

Sqarim nga Radio Kosova e Lirë

Drejtoria e Radios Kosova e Lirë njofton opinionin publik se nuk është dhe nuk ka …