Masakra në Nagavc

Më 1 dhe 2 prill të vitit 1999 serbët kanë masakruar më shumë se 60-të shqiptarë të Gjakovës

Më 1 dhe 2 prill të vitit 1999 serbët kanë masakruar më shumë 60-të shqiptarë të një lagjeje të Gjakovës. Në atë lagje u goditën me armë zjarri  dhe u dogjën të gjallë shunë burra, gra e fëmijë. Ushtarët e policët serbë masakruan barbarisht njëzetë anëtarë  të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi të strehuar në një shtëpi. U vranë dhe u dogjën bashkë me shtëpitë edhe të katër anëtarët e familjes Cana dhe katër nga familja Gërçari. Ndërsa po në këtë vit, më 1 prill, në fshatin Lubeniq të Pejës, në orët e hershme të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore e kishin rrethuar në të gjitha anët këtë fshat i cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë barbarisht shumë shqiptarë nga radhët e popullatës civile.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …