1 i shëruar dhe 2 raste të reja me covid në 24 orët e fundit në Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar, ndërsa janë regjistruar edhe 2 raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës. Raste e reja vijnë nga fshatrat Drenoc dhe Bubël, ndërsa numri i rasteve aktive është gjashtë raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 249 raste, prej tyre 219 janë shëruar, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 6 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …