leoni

11 të shëruar nga Covid 19 dhe dy pozitiv në komunën e Deçanit

Të dashur qytetar, sipas IKSHPK-së njëmbëdhjetë (11) të shëruar sot në komunën e Deçanit dhe dy (2) raste pozitive me COVID-19. Rastet pozitive janë nga fshatrat: Prilep 1 dhe Strellc i Epërm 1. Deri më tani numri i të identifikuarve me virusin SARS-CoV-2 në komunën e Deçanit ka arritë në 43, prej tyre 15 të shëruar plotësisht. Kurse 28 raste janë akoma aktive. Ju lutem të keni më shumë kujdes, sepse numri i të infektuarve në komunën e Deçanit çdo ditë e më shumë po rritet, respektoni udhëzimet e Ministrisë dhe të Institutit!

#VendosMaskë

#MbajDistancën

#PastroDuart

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …