15 Vjetori i themelimit të OJQ ” Mundësia” në Mitrovicë

OJQ ”Mundësia” të enjten ka shënuar 15 vjetorin e themelimit të saj, ku pjesëmarrës ishin kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,  ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, Anna Karina Pentinen themeluese e OJQ “Mundësia “, përfaqësues nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe shumë aktivist të tjerë.

Organizata joqeveritare “Mundësia“ është e specializuar ne prodhimin e punëdoreve tradicionale. Shumë gra janë aftësuar për punime te ndryshme si: grupi i endjes me vek, punimit me zhgun, thurje, grep dhe punimi i bizhuterive me rruza, qëndisje, rrobaqepësi dhe grupi i dizajnit. Anëtaret e këtyre grupeve prodhuese janë aftësuar për punimin e kostumeve tradicionale, kombëtare.

Kryetari Bahtiri ka vlerësuar lartë punën e znj.Tahiri e cila është një nder grat  më të devotshme jo vetëm në komunën e Mitrovicës por edhe më gjerë.  OJQ ” Mundësia”  për gjitha këto vite ka dhenë një kontribut te veçante ne rolin dhe fuqizimin e gruas ne shoqërinë tone. Ne si komunë jemi gjithmonë në përkrahje të gruas sepse roli i saj ka qenë pjesë e proceseve më të rëndësishme historike dhe gruaja ka treguar që mund të marr edhe përgjegjësi të larta në udhëheqja” shtoi kryetari Bahtiri.

Drejtoresha e OJQ”Mundësia” znj.Hasime Tahiri Hasani në fjalën e saj hyrëse fillimisht përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe më pastaj foli për sfidat dhe të arriturat e kësaj organizate përgjatë këtyre 15 viteve. Ajo shtoi se pa mbështetjen dhe ndihmën e ofruar e të bashkëpunëtorëve dhe ekipet e saj të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme kanë bërë qe të promovohet puna e grave duke filluar nga zonat rurale ne fuqizimin e gruas në ekonominë familjare.

Në fund kryetari, Bahtiri, është nderuar me mirënjohje nga Organizata joqeveritare “Mundësia”, në shenjë falënderimi për mbështetjen që i ka dhënë kësaj organizate.

Kontrolloni gjithashtu

Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në …