Nesër në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të përurohen: libri publicistik dokumentar: “Feniks në Kalvar”, dhe përmbledhja poetike, “Atdheu e poeti”, të shkrimtarit, poetit dhe publicistit, Martin Çuni. Këto dy libra do të përurohen ditën e shtunë, më 23 nëntor 2019, duke filluar në orën 14.00. Libri “Feniks në Kalvar”, është një pasuri tjetër dokumentare artistike e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po del në dritë, për së dyti, 20 vjet pas mbarimit të luftës. Me botimin e këtij libri vazhdon të pasurohet fondi artistik e dokumentar i publicistikës së luftës të UÇK-së, pavarësisht se librat e kësaj tematike e përmbajtje, me përjashtime të rralla, nuk financohen nga institucionet e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …