Abdyl Ymeri emerohet Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Skenderajt.

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka emëruar Abdyl Ymerin Drejtor të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Skenderajt. Ymeri ka mbi 20 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse në nivelin lokal dhe atë qendror, si Deputet i Kuvendit të Kosovës, zv/ministër, drejtor për disa mandate e nënkryetar në komunën së Skenderajt. “Abdyl Ymeri është vlerë e shtuar e qeverisjes sime lokale dhe garanci e suksesit të përbashkët”, tha Kryetari Jashari. Jashari po ashtu falënderoj për angazhimin e deritanishëm ushtruesin e detyrës, Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ramiz Shala. “Me Abdyl Ymerin Drejtor, me profesionalizmin dhe përvojën e tij shumë vjeçare do të vazhdojmë të kemi prioritet zhvillimin e politikave rinore, sportit dhe kulturës në komunën tonë”, tha ndër të tjera, Kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka kujtuar atdhetarin Fadil Vata në 34-vjetorin e vdekjes

Në 34-vjetorin e vdekjes, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor kanë përkujtuar …