Izmi Zeka

17 vjet nga dita kur në Gjilan u varrosen dëshmorët e kombit

Zëvendës-ministri, Izmi Zeka, ka përkujtuar 17-vjetorin e rivarrimit të eshtrave të të rënëve për liri, në varrezat e dëshmorëve, në Gjilan. “Kjo ditë na kthjellon  kujtesën dhe bën të mos harrojmë se liria e sotme erdhi me mundin dhe sakrificën e qindra dëshmorëve dhe atyre veprimtarëve e atdhetarëve  që kontribuuan për çështjen kombëtare. 17 shtatori i vitit 1999, mbetet ditë e shënuar në kalendarin e Gjilanit dhe në historinë më të re të Kosovës. Kjo ditë bashkon gjeneratat, amanetet, pikëpamjet historike të luftës për çlirim kombëtar. Liria pa ta do të ishte vetëm një ëndërr e mirë por asesi e realizuar. Prandaj sot më shumë se kurrë të përulemi pran veprës së tyre”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po avancon “Zajednicën” pa transparencë dhe pa llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur …