leoni

Aleanca Kosova e Re

Aleanca Kosova e Re reagon kundër shpifjeve me qëllime dashakeqe të “Kohës Ditore”

Aleanca Kosova e Re e konsideron shpifje me qëllime dashakeqe lajmin e publikuar në gazetën “Koha Ditore” se lideri i saj Z. Behgjet Pacolli, ka marrëveshje për të kandiduar për kryetar të Prishtinës. Një lajm të tille e konsiderojmë shumë tendencioz dhe me qëllime të caktuara kundër AKR-së. Habitemi sinqerisht me “profesionalizmin”, “sinqeritetin” e seriozitetin e nje Gazete si “Koha Ditore”, se si mundet ta lëshojë nje lajm te tillë që është genjeshtër e kulluar apo veprim i qellimshëm për të penguar rrugëtimin e AKR-së. Si dukët destruktiviteti nuk ka limite! Si mund t’ju referohesh dhe t’i marrësh si të vërtetë, madje “lajmin” nga “dy burime” ta vendosësh në titull si fakt të kryer, ndërsa përgjigjen zyrtare të AKR-së që është krejtësisht ndryshe, ta injorosh?

Aleanca Kosova e Re, u bën të qartë qytetarëve të Kosovës, se misioni dhe qëllimi i saj është fitorja e zgjedhjeve me qëllim të ndryshimit rrënjësor të realitetit në vend. Aleanca Kosova e Re ju bën të qartë qytetarëve të Kosovës, se zoti Pacolli dhe askush nga AKR, asnjëhere, në mënyrë absolute nuk ka biseduar me kend do qoftë që të garon për të parin e Prishtinës. Z.Behgjet Pacolli do të punojë deri në arritjën e qëllimeve të AKR-së, që do të thotë, ndërrimin e kësaj qeverie që nuk di, e nuk ka vullnet për të udhëhequr vendin drejtë përspektives së ndritshme. Aleanca Kosova e Re, ua bën të qartë qytetarëve të vendit se ka vija të kuqe bashkpunimi me të gjitha subjektet politike, për çfarë do lloj koalicioni parazgjedhor e sidomos me partitë parlamentare të këtij mandati. Aleanca Kosova e Re, është alternativa ndryshe politike, derisa subjektet tjera politike kanë paralizuar funksionimin e shtetit, duke u marrë me vetëm dy çështje politike, ndërsa kanë lënë anash dhe tallen me problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë urgjente për punësim, për shërbime shëndetësore më të mira, për arsim cilësor dhe mirëqenie dinjitoze. Fatkeqësisht kjo klasë politike pa përjashtim nuk mundet të ndryshojë këtë situatë. AKR do te garojë vet ne zgjedhjet qendrore e komunale dhe asnjeherë nuk do tē bëjë pazare politike në demë të qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …