18 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, e cila luftën e fituar të shqiptarëve e varrosi në një kompromis të dhembshëm

17 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, e cila luftën e fituar të shqiptarëve e varrosi në një kompromis të dhembshëm

Marrëveshja e Ohrit e 13 gushtit të vitit 2001 u arrit pasi forcat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kishin avansuar në terren dhe po bëheshin gati të hynin në Shkup. Me qëllim për të mos lejuar ndarjen e këtij Shteti, faktori ndërkombëtar i bëri presion kreut politik të luftës, i cili  edhe nën ndikimin e politikës pacifiste të Tiranës e të Prishtinës, pranoi të nënshkruajë një marrëveshje, e cila i dha fund luftës, por shqiptarët nuk fituan asgjë më shumë se një autonomi kulturore dhe pak më shumë të drejta demokratike. Maqedonia mbeti shtet unitar  i sllavomaqedonëve.

Marrëveshja e Ohrit 17 vjet pas nënshkrimit ende  nuk është realizuar në shumë segmente.

Shqiptarëve, që përbëjnë rreth  40 % të popullsisë, tani iu garantohet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe  si gjuhë zyrtare, si dhe e simboleve kombëtare krahas gjuhës dhe simboleve shtetërore maqedonase. Parimet bazë të kësaj Marrëveshjeje janë. 1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike 2. Garantimi i sovraniteti dhe integritetit territorial të Maqedonisë. 3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase 4. Ndërtim i shtetit demokratik 5. Zhvillimi i pushtetit vendor.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …