Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, gjendja e pandemisë është vlerësuar e vështirë si edhe në gjithë Kosovën. Prandaj ky komitet ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19. Gjithashtu është biseduar rreth çështjes së fillimit të mësimit të vitit të ri shkollor 2020/2021, për të cilët akoma ka paqartësi. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij takimi ka folur për menaxhimin e situatës pandemike në këtë komunë dhe bëri me dije se deri me tani janë 84 raste aktive në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti tha se duhet të zbatohen masat mbrojtëse por duhet mos dëmtuar ekonominë e vendit. Përndryshe deri me tani në këtë komunë kanë vdekur 22 qytetarë të cilët ishin të prekur me këtë virus.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …