19 vjet nga masakra e Lubeniqit në të cilën janë ekzekutuar mbi 80 civil të pafajshëm

Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës forcat ushtarake e policore serbe kishin masakruar 80 shqiptarë

Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës forcat ushtarake e policore serbe kishin depërtuar në fshat dhe pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit , ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan. Në Lubeniq ashtu si kudo në Kosovë  është kryer gjenocid ndaj popullsisë civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmijë. Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur: Muhamet Ukshinaj, 18 muajsh, Leonard Alimehaj, 7-vjeçar dhe Fatmir Alimehaj 17-vjeçar i cili ishte i sëmurë fizikisht dhe që të tre këta ende konsiderohen  të zhdukur. Po ashtu, aty është vrarë e masakruar edhe gruaja shtatzënë,  Shyhrete Ukshinaj e cila është në mesin e të zhdukurve.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …