2 Kupa për dy skuadrat ferizajase, fituese të Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës

Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës ka pritur në një takim kampionet e volejbollit nga KVF “FerVolley” të cilat Ferizajt i sollën dy kupa.  “Krenari e kënaqësi e veçantë, të pres sot në zyrën time, kampionet e volejbollit nga KVF “FerVolley” të cilat i sollën Ferizajt, Kupën e Federatës së Volejbollit në Kampionatin e mbajtur në Gjilan. Po kështu, edhe djelmoshat e Ferizajt në KV “Ferizaj” i sollën trofeun e Kampionit, Ferizajt.

Këta janë ambasadorët më të mirë të qytetit, me energjinë e tyre, suksesplotë e me vizionin e qartë, për ta mbajtur Ferizajn në majat e kampionëve të Kosovës në volejboll, suksese këto që kanë pasur e do ta kenë mbështetjen tonë të fuqishme”, është shprehur Aliu, përderisa ka shtuar se përkrahja institucionale do të vazhdojë për klubet sportive të qytetit të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …