2 muaj para fundvitit, Komuna e Ferizajt tejkaloi planin për arkëtimin e të hyrave vetanake

Komuna e Ferizajt në këtë fundvit, ka shënuar rekord pozitiv në arkëtimin e të hyrave vetanake. Kjo si rezultat i punës së pandërprerë dhe efikase të punonjësve të Drejtorisë së Financave në arkëtimin e të hyrave. Nga Drejtoria e Financave, bëhet e ditur se dy muaj para përfundimit të vitit fiskal 2021, tashmë është tejkaluar realizimi i planifikimit të të hyrave vetanake të Komunës së Ferizajt.

Nga planifikimi i të hyrave vetanake sipas buxhetit të vitit 2021, synohej të grumbulloheshin 4,444,628.00€ gjersa aktualisht, deri më 31.10.2021, Komuna e Ferizajt ka arritur të tejkaloj planin për 17.42% apo të grumbulloj 774,637.99€ më shumë, që në total i bie 5,219,265.99€. Me gjithë tejkalimin rekord të arkëtimit të të hyrave, Drejtoria e Financave synon që deri në përfundim të vitit fiskal 2021, të arkëtoj afro 6 milionë euro, vlerë kjo rekorde krahasuar me periudha tjera vjetore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …