2 të shëruar dhe 4 raste të reja me covid-19 në Malishevë

Sot janë shëruar dy persona nga Komuna e Malishevës, të cilët ishin të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja. Numri i rasteve aktive me covid-19 në Komunën e Malishevës, është 31 raste. Katër rastet e reja të regjistruara sot, vijnë nga fshatrat Ngucat, Llazicë, Bardh dhe Drenoc. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, me covid-19, janë prekur 212 persona, prej tyre 162 janë shëruar, 31 raste janë aktive,ndërsa 19 persona kanë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …