2 të shëruar dhe 4 raste të reja me covid në Malishevë, ndërsa 24 teste kanë rezultuar negativ

Bazuar në të dhënat zyrtare, sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar dy persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa nga 28 teste të bëra, janë regjistruar katër raste të reja me covid-19, ndërsa kanë rezultuar negativ 24 persona të testuar. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës. Raste e reja të regjistruara sot, janë nga këto fshatra: 2 raste në Carrallukë, 1 rast në Banjë dhe 1 rast në Ngucat. Numri i rasteve aktive është 35 raste. Gjendja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, janë regjistruar gjithsejtë 219 raste të prekur me covid-19, prej tyre janë shëruar 165 persona, 35 raste janë aktiv, ndërsa 19 persona kanë vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …