Kryetari Haliti uron Policinë në përvjetorin e 21-të të themelimit të saj

Policia e Kosovës, sot shënon 21 vjetorin e themelimit të saj. Me rastin e këtij përvjetori, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar komandën e stacionit policor në Viti e në nivel rajonal e qendror, si edhe gjithë pjesëtarët e këtij institucioni. “Policia e Kosovës gjatë periudhës 21 vjeçare, ka arrit të bëhet një shërbim policor modern dhe i kompletuar në të gjitha segmentet. Që nga krijimi i saj, Policia e Kosovës e ka arritur një shkallë të lartë të zhvillimit e të konsolidimit në drejtim të marrjes së përgjegjësive” , ka thënë kryetari Haliti. Ai më tej ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të policisë, në ruajtjen e rendit e ligjit, por edhe duke i shërbyer qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …