Çerdhja publike në Malishevë hapet të hënën, i gjithë stafi ka rezultuar negativ në testin për covid-19

Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka bërë të ditur se çerdhja publike në Malishevë, do të hapet këtë të hënë, me datë 7 shtator 2020. Vendimi për hapjen e çerdhes ka ardhur pas testimit për covid, të të gjithë punonjësve të cilët kanë rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar edhe nga shtabi komunal për menaxhimin e situatës me covid-19, në komunikim zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me covid-19, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i kanë konfirmuar rezultatet e testit për të gjitha edukatoret dhe stafin tjetër të çerdhes dhe si rezultat, çerdhja do të hapet këtë të hëne.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …