20 të shëruar dhe 13 raste të reja me covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 20 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 13 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e ISKHKP-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4237 raste, prej tyre 4074 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 76 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …