leoni

22 VJETORI I ÇLIRIMIT TË JUNIKUT

Komuna e Junikut në nderim të 22 Vjetorit të Ditës së Çlirimit të Junikut, ditën e mirënjohjes dhe falënderimit për të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët, të cilët sakrifikuan shumë për vendin deri në Lirinë e Kosovës, me homazhe pranë shtatores së heroit Edmond Hoxha dhe lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve të Junikut, Mbledhje Solemne dhe Koncert festiv festoj Ditën e Çlirimit. Për secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, Dita e Çlirimit është dita më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën popullore. Shënimi i Ditës së Çlirimit në mënyrë institucionale dhe shtetërore e madhështon luftën dhe sakrificën e popullit për çlirim, lirisë së vendit i jep kuptimin e plotë, ndërsa popullit i shtonë dashurinë ndaj atdheut.

Urime 13 Qershori Dita e bekuar e Çlirimit.

Lavdi dhe falënderim të gjithë atyre që sakrifikuan dhe dhanë jetën për liri.

Zoti e bekoftë gjakun e derdhur dhe sakrificën për lirinë e Kosovës!

Fotografia e Komuna Junik

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë njofton se hapja e sezonit të gjuetisë 2025/2026 nuk vlenë për territorin e Komunës së Malishevës

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Malishevës përmes një vednimi të …