Zbulohen pllakat përkujtimore në shtëpitë baza të UÇK-së, në fshatrat Drenoc, Senoc dhe Polluzhë

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe zyrtar të OVL e UÇK-së dega në Rahovec, kanë bërë zbulimin e pllakave përkujtimore në shtëpitë baza të UÇK-së, në fshatrat Drenoc, Senoc dhe Polluzhë. “Rikthyem kujtesën tonë te ngjarjet e luftës së UÇK-së në Drenoc, Senoc e Polluzhë, tek ato shumë familje fisnike që i hapën zemrat dhe shtëpitë të cilat u shndërruan në baza të fuqishme të luftës sonë çlirimtare. Në 143 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e në vigjilje të 14 qershorit- Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, në shenjë mirënjohjeje, zbuluam pllakat përkujtimore në shtëpitë baza të UÇK-së, në: Drenoc, Polluzhë dhe Senoc, si më poshtë: shtëpinë e Irfan Berishës-Drenoc, shtëpinë e Ramadan Makshanës-Drenoc, shtëpinë e Zenel Makshanës-Drenoc, shtëpinë e Fadil Makshanës-Drenoc, shtëpinë e Hamid Makshanës-Drenoc, shtëpinë e Xhavit Makshanës-Drenoc, shtëpinë e Avdi Krasniqit- Senoc dhe shtëpinë e dr. Avdullah Bajraktarit-Polluzhë. Gjithmonë mirënjohës për ndihmën e pakursyer në kohët e vështira. Rahoveci, si tërësi e trojeve shqiptare, dha shumë luftëtarë, dëshmorë për lirinë e Kosovës! Lavdi veprave dhe sakrificave sublime të gjithë luftëtarëve gjeneratë pas gjenerate që kontribuuan për atdheun e për familjet që shtëpitë e tyre i kthyen në baza të UÇK-së”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …