23 vjet pas rënies në detyrë luftarake të Dëshmorit Gëzim Hamza-PIKTORI

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi të tije në facebook ka kujtuar Dëshmorin Gëzim Hamza-PIKTORI, ai ndër  të tjera ka thënë:  Dëshmori i atdheut Gëzim Hamza-PIKTORI, jeton me veprën madhështore që e shkroi me gjak, sa të ketë jetë në truallin dhe nënqiellin shqiptar. Ai është i gjallë ndër breza, për porositë që na i la për së gjalli kur po luftonte shpirt ndër dhëmbë me plagët e rënda të lirisë, që për pasojë të tyre, ai fitoi pavdekësinë, për të mbetur i gjallë përjetësisht në kujtesën e popullit tonë, si një emër i ndritur i luftës për çlirimin e Kosovës.

Nderim dhe lavdi të përjetshme ‘PIKTORIT’!

Lavdi dëshmorëve të lirisë që ranë trimërisht në luftimet e korrikut ’98! U kujtoftë përjetë Epopeja e UÇK-së në korrikun ‘98! Ka thënë kryetari Latifi në postimin e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …