24 maj – Dita Evropiane e Parqeve. “Parqet – gjenerata e ardhshme”

24 maj – Dita Evropiane e Parqeve. “Parqet – gjenerata e ardhshme”

 Pandemia Covid-19 paraqiti sfida të shumta, të cilat as parqet dhe zonat e mbrojtura nuk u rezistuan dot. Nga mungesa e të ardhurave, vështirësitë në funksionim dhe komunikimi, mungesa e vizitorëve e nganjëhëre problemi me fluks të madh të vizitorëve në disa parqe, pandemia ka treguar edhe një herë se sa të ndjeshme janë zonat e mbrojtura. Tani ato duhet t’u përshtaten mënyrave të reja të komunikimit, infrastrukturës së re dhe vizitorëve, gjë që theksohet përmes parullës së këtij viti “Parqet – gjenerata e ardhshme”.

“Kjo krizë globale mund të shërbejë si një mundësi për të reformuar menaxhimin e zonave të mbrojtura, e cila shpesh bazohet në qëndrueshmërinë e tyre ekonomike, dhe të ktheht në krijimin e politikave të gjelbra dhe gjithëpërfshirëse që do të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhme më pozitive për zonat e mbrojtura dhe komunitetet lokale në to. Një mundësi për këtë është Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e cila, përveç zhvillimit të një ekonomie qarkore, arritjes së neutralitetit të karbonit dhe zvogëlimit të ndotjes, është gjithashtu e përqendruar në mbrojtjen e biodiversitetit, i cili është një nga rolet kryesore të zonave të mbrojtura. Përmes planeve kombëtare dhe Axhendës së Gjelbër, qeveritë e shtetit duhet të sigurojnë mbështetje më të madhe gjithashtu për zonat e mbrojtura “, thekson Marko Pećarević, menaxher i projektit “Zonat e Mbrojtura për natyrën dhe njerëzit” të zbatuar nga WWF Adria.

Edhe në regjionin tonë, parqet kanë nxjerrë në pah të gjitha aspektet e ndjeshme dhe dobësitë e sistemeve ekzistuese si dhe nevojën për të zhvilluar njohuri dhe aftësi me anë të të cilave personat përgjegjës mund t’u përgjigjen sfidave të shumta në aktivitetet e përditshme.

”Në periudhën paraprake, disa zona të mbrojtura ishin shumë të orientuara në zhvillimin e turizmit, gjë që rezultoi në një rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht atyre që vijnë për vizita një ditore në parqe.

Këto presione në fund të fundit patën një ndikim negativ në ruajtjen e natyrës. Nga ana tjetër, zonat e mbrojtura që nuk ishin përqendruar më parë në turizëm, u ekspozuan papritmas ndaj një vëllimi më të madh të vizitave nga turistët vendas dhe patën vështirësi në kontrollin efektiv të vizitorëve dhe në të njëjtën kohë nuk kishin zhvilluar mekanizma për të gjeneruar të ardhura nga vizitat“, theksoi menaxherja e programit Parqet Dinaride Jelena Marojević Galić.

Federata EUROPARK, një rrjet i zonave të mbrojtura Evropiane, ka shënuar Ditën Evropiane të Parqeve që nga viti 1999, në kujtim të shpalljes së parqeve të para kombëtare në Evropë përkatësisht në Suedi. Kjo është një mundësi, veçanërisht në periudhën e përshtatjes së funksionimit të parqeve dhe zonave të mbrojtura në periudhë të pandemisë, për të theksuar sa është e nevojshme të sigurohet financimi i tyre i qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

  Festivali i parë i Gastronomisë në Gjakovë, do të mbahet nga data 18 deri më 21 korrik 2024

Festivalii i parë i Gastronomisë në Gjakovë, do të mbahet nga data 18 deri më …