Genatian Jetishi: Jo vetëm gabim por fatale është nisma për ndërlidhje të arsimi parauniversitar me tregun e punës!

Genatian Jetishi: Jo vetëm gabim por fatale është nisma për ndërlidhje të arsimi parauniversitar me tregun e punës!

Deri kah mosha 50 vjeçe njeriu mesatarisht ka ndërruar së paku 12 punë të ndryshme derisa është ‘përshtatur’ plotësisht në më të duhurën, tregojnë studimet nga fusha e karrierës.

Të ia presësh krahët e t’i shuash çdo ëndërr që në fillim të çeljes së njeriut është t’i angazhosh në punë nxënësit e shkollave të mesme! Një nxënës i teknikës mund të jetë një inxhinier i shkëlqyer në një anije kozmike e tjetri nga shkolla bujqësore mund bëjë zgjidhje për problemin e klimës, ushqimit, ujit madje dhe biomjekësisë e të tjera fushave!

Nuk është projekt ‘normal’ t’u thuash ‘saldo aty’ e tjetrit ‘fut dorën’ se ndryshe s’bëhet barrësimi artificial i kafshëve, se nuk keni ‘kapacitet’ dhe ‘s’mund’ të bëni zgjidhje të mëdha. Gjersa ne po i lëmë të besojnë se ata janë duke u ‘orientuar në karrierë’ duke i çuar si praktikantë në gjellëtore e ‘fabrika’ primitive, moshatar të tyre në kontinente tjera janë duke inovuar zgjidhje rapide, më me pak kosto e më pak mundë!

Është fatale për ardhmërinë e një shoqërie që shkolla e mesme t’i orientoj të rinjtë për t’u angazhuar në punë afatgjatë apo jetësore që menjëherë pas shkollës së mesme.

Ministria e Arsimit duhet të sillet si institucioni qendror i arsimit – ‘Baba i Arsimit’.  Deri tani pa përjashtim ata Ministria e Arsimit sillet si mysafire në projekte arsimore dhe sidomos në ato që kanë të bëjnë me ‘orientimin dhe zhvillimin në karrierë’ se sa nikoqire apo iniciatorë e këtyre nismave. Ndonjëherë sillen si byro që ndërlidhen ‘projektet e organizatave të huaja me shkollat  e herë tjera sillen sikur aristokrate e super e pasur që ‘paguan’ palët e treta për t’i bërë punët e saja.

Edhe një herë po përpiqemi të shkruajmë për këtë temë të cilës i kemi shkruar dhe për të cilën jemi angazhuar më shumë se një dekadë edhe pse duket që Ministria e Arsimit nuk kupton shqip. Madje edhe sikur ta kuptojnë duket që nuk guxojnë të mendojnë e veprojnë shqip.

Funksioni i shkollimit parauniversitar duhet të ketë objektiv përgatitjen me vlera dhe njohuri të përgjithshme të nxënësve të saj dhe jo ‘punëtorëve’ për tregun e punës.

Disa nga rekomandime e orientime që me plot herë i kemi thënë publikut e deri te përgjegjësit e arsimit, i kemi rreshtuar dhe ne këtë pjesë të këtij shkrimi:

  1. Zhvillimi i aftësive të menduarit

Le të mendojnë ata nxënësit vet për vete përmes zhvillimit të aftësive të menduarit, jo ne për ta! Veçantë duhet të ushtrohet kujdes në përmbajtjen e materialeve dhe temave, aktiviteteve dhe metodologjisë së zhvillimit të këtyre aftësive! Jo plotësim norme të mësimdhënësve për këto tema! Përzgjedhja e mësimdhënësve të kësaj fushe të jetë më e kujdesshme se përzgjedhja e ministrave!

  1. Caktimi dhe menaxhimi i objektivave

Nxënësit e arsimit parauniversitar duhet të shkollohen për të përcaktuar dhe menaxhuar objektivat jetësore, je vetëm të një karriere specifike! Aftësi si caktimi i objektivave hap pas hapi, menaxhimi i objektivave, menaxhimi i kohës, inovacionet hap pas hapi,

  1. Zhvillimi i aftësive dhe vlerave të përgjithshme për çdo karrierë

Nxënësit e arsimit parauniversitar duhet të përgatiten me vlera të përgjithshme, të cilat mund t’u shërbejnë për çdo karrierë që mund ta zgjedhin.

Disa aftësi akademike dhe të buta  të cilat mund t’u shërbejnë nxënësve në çdo karrierë që zgjedhin, duhet të jenë pjesë e një programi unik të mësimit parauniversitar dhe jo i aktiviteteve sporadike. Aftësi siç janë; shkrimi i esesë, zhvillimi i aftësive të mësim-dëgjimit,  shkrimi dhe menaxhimi i projekteve, si bëhet prezantimi foljor, zhvillimi i aftësive për lexim efektiv dhe të shpejt, kulturës së leximit, metodologjive për të mësuar shpejt gjuhë të huaja, shkrimi i CV dhe letër motivimi, gjitha këto duhet të jenë pjesë e një plani dhe lënde që mësohet në nivel kombëtar.

  1. Jo më retorikë dhe performancë – koha për shtylla të forta!

Jo performancë e retorikë e bursistëve dhe atyre që janë specializuar në këtë fushë në universitete të huaja, por koha e fundit të vendosim ‘shtylla të forta’. Le të jetë një nga projektet dhe programet që zhvillohet  me nxënësit e arsimit parauniversitar edhe ‘programe për zhvillimin e retorikës dhe kulturës së gjuhës dhe prezantimit publik’ mbase dhe të ‘Foto-Shkrepjes Profesionale’ por jo përmes tyre për të mbuluar substancën e zbrazët!  Orientimi dhe zhvillimi në karrierë nuk është fjalë, por është proces i gjatë jetësor që  nuk mundesh ta fotografosh në çdo fazë. Në fund të ditës, pak e njerëzve u lënë përshtypje këto performancat e zbrazëta e për pasojë të tillat mund të ndikojnë që shoqëria të mos i konsiderojë me seriozitet çështjen e ‘orientimit dhe zhvillimit në karrierë’.

  1. Ministria e para – pastaj OJQ-të e bizneset

Të shkëlqyera! Megjithatë lëreni anash gjitha ato projekte të deri tanishme për zhvillimin në karrierë. Të ia nisim prej zeros, s’ka asgjë të keqe!

Ministria të krijoj mekanizëm të veçantë me mandatë i cili do mund të zhvillonte aktivitetet si vijon:

  1. Konferencë dhe punesa rajonale me të gjithë që angazhohen në procesin e karrierës (orientimit, këshillimit, edukimit dhe zhvillimit). (Drejtoritë e Arsimit, Qendra të Karrierës, Zyrtar të Karrierës (Universitete dhe Shkolla), individ që merren me studime të fushës.
  2. Studim i gjitha gjetjeve nga këto punesa, përfillje e rekomandimeve dhe përshtatja e tyre në një plan
  1. Njohja me potencialet mundshme rreth organizatave dhe mekanizmave që merren me orientim dhe zhvillim në karrierë për t’i përdorur këto energji sipas nevojave dhe planeve që do përcaktohen në fund të këtij projekti. Bashkërendimi i aktiviteteve dhe potencialeve për Orientim dhe Zhvillim në Karrierë.  Çka mund të bëjmë secili nga akterët publik dhe privat në secilën fazë të orientimit dhe zhvillimit në karrierë. Të mos pilotohet asnjë projekt ië organizatave të huaja, të pa eksperimentuara në vendet e origjinës!
  1. Konkluzionet, gjetjet, rekomandimet nga këto konferenca të përmblidhen në një plan kombëtar dhe të operohet në shkolla veçse me planin kombëtar për nevoja shqiptare dhe lokale. Me gjithë investimet e fuqishme, organizatat e huaja po synojnë përgatitje të kuadrove për punëtor të dorës së dytë, që kryejnë punët e rënda, ‘zëvendës-bagerët’ aty ku nuk hyjnë ekskavatorët të angazhohen shqiptarët e Kosovës. Duhet ditur një gjë, përvojat perëndimore nuk janë përvoja profetike. Shumica nga ato, s’janë përvoja për prova

Kuptohet nëse guxon, sepse dihet që ‘kurrë’ s’guxon le të mendoj shqip dhe të veproj shqip ministria e arsimit dhe e ndoshta do mund të shihnim pak shpresë për të ardhme në këtë vend!

Gentian Jetishi  është trajner dhe autor i librit ‘Orientimi në Karrierë’ 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …