Edi Rama

Kryetari në largim, Ilir Meta u ka shpallur zyrtarisht luftë amerikanëve, por merr përkrahjen e mbështetjen e rusëve

Ilir Meta u ka shpallur zyrtarisht luftë amerikanëve. Të shtunën ai doli në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke sulmuar tepër ashpër Sekretarin Amerikan Blinken, ambasadën e SHBA dhe vetë Uashingtonin. “Si President i Republikës së Shqipërisë ndjej përgjegjësinë e lartë të ndaj me Ju vlerësimin tim lidhur me “fletërrufenë” e porositur nga regjimi i kleptokracisë në Tiranë kundër z. Sali Berisha, Presidentit të parë demokratik të vendit. Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik”, tha ai.

Por ku e gjen forcën dhe guximin presidenti të sulmojë SHBA? Në 30 vite ka pasur gjithmonë fërkime mes politikanëve dhe të huajve, por askush nuk ka guxuar të sulmojë SHBA, për më tepër Departamentin e Shtetit dhe vetë Sekretarin e Përgjithshëm. Dyshimet janë se pas Metës fshihet Moska. Gazeta e ka thënë disa herë se Meta u ka shërbyer skenarëve rusë të destabilizimit. Puçi me Rinasin ishte lëvizje e mirëmenduar duke tentuar të bllokohej stërvitja me ushtrinë amerikane. Po ashtu në shumë raste është tentuar kaos dhe dhunë. Pra dyshimet janë se presidenti e gjen forcën te rusët. Në shumë vende të botës kushdo që ka sfiduar amerikanët nuk ka pasur fund të mirë. Sa i takon presidentit thuhet se pas shkarkimit, mund të nisë hetimi penal ndaj tij. Vetë Meta e tha se ambasadorja ia kishte bërë të qartë se amerikanët dinin diçka kundër tij. Por qëndrimet e tij të fundit, tregojnë se Meta ka marrë garanci diku se nuk do i hyjë gjemb në këmbë. Dyshimet janë se Meta mund të kërkojë azil politik në Rusi sapo të largohet nga detyra, duke i shpëtuar në këtë mënyrë hetimit dhe burgosjes.

Reagojnë mediat ruse

Ajo që shton dyshimet për një lidhje të presidentit me Moskën janë mediat. Berisha u shpall i padëshiruar më 19 maj dhe në mediat perëndimore kjo bëri bujë.

Por në mediat ruse nuk ka bërë bujë fakti që Berisha u shpall i padëshiruar, por fakti që Meta ka nisur luftën me SHBA. Media e qeverisë rusë “Sputnik” ka publikuar dje një artikull lidhur me deklaratën e presidentit Meta të bërë ditën e shtunë ku sulmon SHBA. Në artikull thuhet se ai ka dalë në krah të ish-kryeministrit Berisha, duke sulmuar amerikanët. “Presidenti shqiptar Ilir Meta doli në krah të Sali Berishës në përplasjet me Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se vendosja e ish-kryeministrit në listën e zezë amerikane ishte “një veprim i turpshëm dhe i neveritshëm i lobit antishqiptar”.

Ilir Meta, presidenti shqiptar, të cilin socialistët po tentojnë ta shkarkojnë, doli në krah të Sali Berishës pas vendimit të Departamentit të Shtetit për të ndaluar hyrjen e tij në SHBA për shkak të korrupsionit, keqpërdorimit të fondeve dhe minimit të demokracisë”, thuhet aty. Nëse shihen edhe mediat e tjera, deklaratat e Metës kanë bërë shumë bujë. Pyetja që shtrohet është: pse ka tërhequr vëmendje deklarata e Metës dhe jo shpallja “non grata” e Berishës?

Pse presidenti gjen gjithmonë mbështetje në mediat ruse? Pse në shumë portale pasqyrohet çdo postim i presidentit në rrjetet sociale? Dyshimet janë se presidenti ka bërë lojën e rusëve në Tiranë. Tani që ka nisur një proces shkarkimi ndaj tij, dyshimet janë se Meta po mendon të ndjekë shembullin e Gruevskit. Ish-kryeministri maqedonas mori azil në Hungari pasi nisi një proces penal ndaj tij. Edhe ai ishte mbështetës i rusëve dhe mik i Metës. Një rast i ngjashëm është ai i Edëard Snoëden, i cili publikoi me qindra informacione të fshehta. Rusët i dhanë atij azil në këmbim të informacioneve dhe duket se e njëjta gjë mund të ndodhë me kreun e shtetit shqiptar. (Gazeta Sot)

Kontrolloni gjithashtu

Universiteti “Hasan Prishtina”

Sadik Halitjaha: ATA QË NUK E DUAN EMRIN E HASAN PRISHTINES!

ATA QË NUK E DUAN EMRIN E HASAN PRISHTINES! Ata nuk e duan Republiken as …