leoni

24 vjet nga themelimi i Universitetit të Tetovës për t’i dhënë fund diskriminimit që i bëhej popullit shqiptar në Maqedoni

24 vjet nga themelimi i Universitetit të Tetovës për t’i dhënë fund diskriminimit që i bëhej popullit shqiptar atje

Sot janë bërë 24 vjet nga themelimi i Universitetit të Tetovës për t’i dhënë fund diskriminimit që i bëhej popullit shqiptar në Maqedoni dhe për të trasuar një të ardhme më të mirë për të gjitha etnitetet që jetojnë në këtë vend. Universiteti i Tetovës u lind nga ëndrra shekullore për arsimim në gjuhën amtare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e brezave të tërë të studentëve, inxhinierëve, arsimtarëve e kështu me radhë. Me themelimin e Universitetit të Tetovës gjendja politike, ekonomike, sociale, shoqërore e kombëtare e shqiptarëve në Maqedoni ka ndryshuar dukshëm dhe deri te ky ndryshim ka ardhur duke iu falënderuar punës së këtij institucioni arsimor. Për mbrojtjen e këtij universiteti, shqiptarët organizuan edhe shumë protesta, në të cilat është vrarë edhe një i ri shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …