25 vjet nga masakra e Rahovecit në të cilën u vranë dhe u masakruan mizorisht e arbitrarisht nga forcat serbe rreth 150 shqiptarë

25 vjet nga masakra e Rahovecit në të cilën u vranë dhe u masakruan mizorisht e arbitrarisht nga forcat serbe rreth 150 shqiptarë

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec shumë shqiptarë u vranë e u plagosën. Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar. Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë. Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi, tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht. Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u zhdukën dhe u morën peng shumë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Për bllokimin e institucioneve përgjegjës është vetëm Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, …