Me 25 vota pro dhe 6 kundër u miratua buxheti për vitin 2017

Pas një debati rreth dy orësh për miratimin e të hyrave dhe të dalave të buxhetit të komunës së Suharekës për vitin 2017, këshilltaret komunal me 25 vota pro dhe 6 kundër, e kanë miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm, në Mbledhjen e IX të Asamblesë komunale në Suharekë. Para se të fillohej me rendin e ditës, këshilltari nga radhët e PDK-së që vije nga fshati Mushtisht z.Alush Shala, kërkoj që të shtohet edhe pika rreth kthimit të serbëve në fshatin Mushtisht. Propozimin e z. Shala, kryesuesi i Kuvendit Refki Gega e qiti në votim dhe ky propozim morri shumicën e votave dhe kjo pikë hyri në rendin e ditës. Pika që gjithashtu krijoi debat mes kryetarit Asllanaj dhe dy këshilltarëve nga radhët e AAK-së, ishte ajo që kishte të bënte me nismën e kryetarit për të hyrë në bashkëpunim (binjakëzim) me një komunë nga Turqia. Mirëpo edhe pas këtij debati kjo nismë morri dritën e gjelbër nga këshilltarët e Asamblesë Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …