22 vjet nga dalja e parë publike e UÇK-së dhe shpalojsa e luftës çlirimtare, si alternativë të vetme për liri

26 vjet më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në fshatin Llaushë të Drenicës

26 vjet më parë, më 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e varrimit të mësuesit dëshmor, Halit Geci në fshatin Llaushë, me miratimin paraprak të Komandantit, Adem Jasharit, tre luftëtarë të lirisë: Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, ishin shfaqur  publikisht të maskuar, por me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me armë automatike, para mijëra pjesëmarrësve në varrimin e mësuesit dëshmor. Ata kishin  shpalosur qëllimin e luftës çlirimtare, si alternativë të vetme për ta shporrur nga Kosova pushtuesin serb. Brohoritjet e mijëra pjesëmarrësve në varrim, për UÇK-në, konfirmonin plebishitin për luftë të armatosur. Trimat dhe trimëreshat e komandantit Adem Jashari, tanimë lëviznin lirshëm në Drenicë, në Dukagjin e në zona të tjera të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …