Kryetari Svarqa, priti në një takim producentin e njohur Toni Tuklan si dhe reperin e njohur Princ Amaho

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të martë ka pritur në një takim producentin e njohur Toni Tuklan si dhe reperin e njohur Princ Amaho.

Me këtë rast këta dy këngëtarë janë shprehur jashtëzakonisht të lumtur me pritjen e bërë nga kryetari Svarqa, ndërkaq kanë theksuar se takime të këtij lloji do të ketë edhe në të ardhmen. Producenti Toni Tuklan si dhe reperi i njohur Princ Amaho po qëndrojnë në Ferizaj, për të organizuar një turne i cili pritet të mbahet rreth datës 15 korrik se bashku me ferizajasin i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Lulzim Shehu.

Turneu pritet të fillojë në Kosovë, për të vazhduar me tej  në Tiranë, Beograd, Kroaci dhe në Bullgari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …