Hashim Thaci

27 vite nga Rambujeja – Hashim Thaçi, nga udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Hagë si i akuzuar

Më shumë se 27 vite pas nisjes së Konferencës së Rambujesë, një nga figurat kyçe të delegacionit kosovar në ato negociata historike, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë, ndërsa përballet me procese gjyqësore pranë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Procesi i Rambujesë, i nisur më 6 shkurt 1999 në Paris, shënoi një moment vendimtar për Kosovën, ku Thaçi, me konsensus politik, udhëhoqi delegacionin shqiptar pas vendimit të ish-presidentit Ibrahim Rugova për t’ia lënë këtë rol përfaqësuesve të krahut të luftës. Negociatat përfunduan pa marrëveshje me palën serbe, çka i parapriu ndërhyrjes ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Pas luftës, Thaçi u bë një nga politikanët më jetëgjatë në Kosovë. Ai drejtoi Partia Demokratike e Kosovës dhe në zgjedhjet e vitit 2007 u zgjodh kryeministër, ndërsa në shkurt 2008 lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2016 u zgjodh President i Republikës me 71 vota në Kuvend. Prokuroria e Specializuar pretendon përfshirje në vrasje, persekutime dhe tortura gjatë periudhës së luftës, akuza që Thaçi dhe bashkë-të akuzuarit i kanë mohuar vazhdimisht. Ai, së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndodhet në paraburgim prej më shumë se pesë vitesh. Ndërkohë, më 27 shkurt pritet të hapet zyrtarisht një tjetër proces gjyqësor ndaj Thaçit dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë, ndërsa gjykimi kryesor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur që nga prilli i vitit 2023 dhe vazhdon ende në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: PDK nuk voton kandidat të VV-së për president, kërkon figurë konsensuale dhe unifikuese

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se subjekti i saj politik …