20 vjet nga dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Më 28 nëntor të vitit 1997, me miratimin e Adem Jasharit, UÇK-ja kishte dalë publikisht

Më 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e varrimit të mësuesit dëshmor, Halit Geci, në fshatin Llaushë, me miratimin e Adem Jasharit, tre luftëtarë të lirisë: Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, dalin publikisht të maskuar, por me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me armë automatike. Ata shpalosin qëllimin e luftës çlirimtare, si alternativë të vetme për ta shporrur nga Kosova pushtuesin serb. Brohoritjet e mijëra pjesëmarrësve në varrim, për UÇK-në, konfirmonin plebishitin e rezistencës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Trimat dhe trimëreshat e komandantit Adem Jashari, prej asaj dite lëviznin lirshshëm,  në Drenicë, në Dukagjin e më pas të tërë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …