Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve sot protestojnë për rastin "Kumanova"

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve sot protestojnë për rastin “Kumanova”

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë zgjedhur 28 Nëntorin për të mbajtur një protestë në Prishtinë. Organizatat e dala nga lufta e  UÇK-së u kanë bërë thirrje  qytetarëve dhe veteranëve, që të marrin pjesë në protestë, e cila mbahet kundër dënimit të të dënuarve të Grupit të Kumanovës. Dhjetëra shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm për rastin që ka ndodhur më 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Me atë rast janë vrarë dhjetëra persona por edhe policë maqedonasë. Protesta do të mbahet para Tetarit Kombëtar dhe fillon në ora 14:00.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …