AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

Komunikatë për media e AKB-së: Në këtë verë rreth 750 milionë euro diaspora shpenzoi në Kosovë

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka bërë një studim hulumtues rreth efektit ekonomik të Diasporës Kosovare në Verën 2023 për tre muaj, në periudhën 15 qershor-15 shtator 2023 d.m.th. gjatë tre muajve veror.

Studimi është fokusuar nê 600 respondent rasti – mërgimtarët nga diaspora në Kosovë

Kryetari I AKB-së Agim Shahini, shtoi se mesatarisht në Kosovë ishin mbi 250 mijë bashkatdhetar që së paku erdhën një herë në këtë pushim veror 2023. Kurse numri i atyre që erdhën e që vijnë në javët e muaj ishte shumherë më I mdhë që kap shifrën mbi 1.000.000. ( një million).

Sipas kreut të AKB-së përqindja më e madhe ishte nga Gjermania 32%, Zvicrra 25%, Italia, Austria, Londra 23%, Suedia Finlanda, Norvegjia Sllovena e Kroacia me 20%.

Tabela 1. Sipas vendeve

Vendi Përqindja  %
Gjermania 32 %
Zvicrra 25 %,
Italia, Austria, Londra 23 %,
Suedia Finlanda, Norvegjia Sllovena e Kroacia 20%

Në pytjen se sa para keni sjellë në Kosovë këtë pushim veror dhe sa do të qëndroni- përgjigjet ishin të ndryshme..

Tabela 2. Sipas përqindjes

Vlera në € Përqindja  % mesatare
1000-3000 € 55 % 1500 €
3000-5000 € 35 %, 4000 €
mbi 5000 € 10 %,

Sipas këtij studimi rreth 90% të mërgimtarëve tonë shpenzuan rreth 2,750 euro, ndërsa 10% e tyre shpenzuan mbi 5000-euro e më shumë për familjet e tyre gjatë qëndrimit të tyre dy javorë në Kosovë.

“Diaspora Kosovare shpenzuan rreth 750 milionë euro në Kosovë dhe jashtë saj dhe kjo ishte një infusion i madhë për ekonominë e kosovës dhe më gjerë”, tha Shahini.

Tabela 3 Struktura e shpenzimeve

Nr. Kategoria e shpenzimeve Përqindja %
1 Pushime, dasma fejesa dhe ahengje të ndryshme 55 %
2 Blerje të patundshmërive 30 %
3 Të ndryshme 15 %

Bashkatdhetarët e Kosovës mbetën fuqia e vetme dhe konstante  e cila në forma të ndryshme ikanë dërgesat dhe shpenzimet e veta në Kosovë në nivel vjetor mbi 2.5 miliard Euro.

Këtu llogariten dërgesat për mes institucioneve financiare, përmes dërgesave kesh, dërgesave të makinave të ndryshe dhe parave kesh nëpër xhepa.

 Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së,I vlerësoi lartë investimet e diasporës dhe vlerëson se potenciali I diasporë kosovare është më I madh sesa shpenzimet familje dhe në patundshmëri.

Diaspora ka potencial të jashtzakonshem të ivestoi jo vetëm dya muaj gjatë pushimeve verore, por investime direkte në ekonominë kosovare si në prodhime dhe në shërbime të ndryshme

“AKB i bënë apel qeverisë që me nguti ta ndryshoi Ligjin për Investime Strategjike dhe të aprovoi një ligj të veçantë për investime nga diaspora me të cilin diasporës do ti krijoheshin  lehtësira”, tha Berisha.

Lumije Ajdini, drejtore menaxhuese e AKB-se, tha se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e varur nga parat që diaspora i dërgon në Kosovë, ku sivjet të ardhurat janë më të mëdha sesa në vitet paraprake, ku rritja e remitencave paraqet një zhvillim tejet pozitiv për ekonominë e Kosovës.

me respekt

Zyra per media-AKB

Tel/Fax: 038 221 044

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …